7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Burri i Albulena Haxhiut ofendon kolegët e KQZ-së nga partitë tjera

- Advertisement -

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Alban Krasniqi, ka ofenduar kolegët e tij nga partitë tjera gjatë një takimi të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi që regjistrimet e fletëvotimeve përmes postës t’i vihen në dispozicion PZAP-së dhe shtoi se do t’i sjellë si dëshmi për kolegët.

Gjatë diskutimeve, Krasniqi iu drejtua kolegëve duke thënë: “Le t’i shohin me sy e nëse kanë nevojë për syze le të marrin syze”. Ky koment ka shkaktuar reagime mes anëtarëve të KQZ-së.

“Janë regjistrimet e kamerave për secilin fletëvotim dhe unë kërkoj që me urgjencë të më vihen në dispozicion regjistrimet e gjitha fletëvotimeve të kutive që janë përmes postës që t’ia ofrojmë kolegëve le t’i shohin me sy edhe nëse kanë nevojë për syze, le të marrin syze”, tha ai.

Atij ia tërhoqi vërejtjen kryetari i KQZ’së, Krreshnik Radoniqi.

“Ato mediumet e juaja që i paguani si i paguani nuk iu kanë qit se çka jeni duke bërë, iu ka vërsul dy kolegëve të juaj me lejen e juaj, sepse kanë qenë me atë mision për me prishur procesin. Mediat me të cilat ju i dini me qëllime të caktuara me mbuluar një anulim refuzim mbi 1 mijë e 600. Nuk bëhet më kësi lloj kalkulime. Kur e sheh një të pa drejtë dhe me qëllim vazhdon me refuzu me zbatu një vendim që ta ka trajtu atë pavlefshmëri dhe ta ka bë të vlefshëm”, ”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit