2.6 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

“Burrështetas, një person qante”- Gazeta britanike shkruan për deklaratën përmbyllese të Thaçit

- Advertisement -

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qëndruar me popullin e Kosovës duke mbrojtur lirinë, jetën dhe dinjitetin. Gjithmonë jam udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë”, citohet Thaçi nga gazeta britanike, pjesë kjo nga fjalët e tij përfundimtare nga Haga pas përmbylljes së gjyqit ndaj tij gati tre-vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Mbështetësit në galerinë publike të gjykatës në fillim të fjalimit të tij u shtynë pas murit, duke parë prej xhamit që i ndante nga salla e gjyqit për të përshëndetur ish-presidentin përpara se të qortoheshin nga rojet e sigurisë. Një burrë mund të shihej duke fshirë lotët ndërsa Thaçi fliste”, thuhej në raportim.

“Shumë kosovarë e konsiderojnë procedurën e gjykatës si përpjekje për të rishkruar historinë e tyre, duke thënë se po përpiqet t’i barazojë krimet e Serbisë me vuajtjet e tyre”, vijon më tej artikulli.

The Independent më tej potencon se shumica e 13,000 njerëzve që vdiqën në luftën në Kosovë ishin shqiptarë. “Rreth një milion kosovarë shqiptarë etnikë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme

Të fundit