3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Burrat e ‘Hollywood’-it po i kthejnë fundet në një trend

- Advertisement -

Veshja e Brad Pitt në premierën e filmit “Bullet Train” muajin e kaluar,ku ai u shfaq i veshur me fund bëri jo pak bujë.

Aktori, i cili njihet për rolet në filma si “Fight Club” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, shpjegoi edhe arsyen se pse zgjodhi të  vishte pikërisht një  veshje të  tillë.

“Ne të gjithë do të vdesim një  ditë, kështu që le t’i bëjmë  pak gjërat lëmsh“.-u shpreh ai në  atë  kohë   për revistën ‘Variety’. Por Pitt nuk është  i vetmi burrë  që po i kthen fundet në një  trend.

Ai i bashkohet një sërë yjesh që kanë zgjedhur të vishen në këtë mënyrë si aktori Billy Porter, Dan Levy, basketbollisti Russell Westbrook dhe reperi A$AP Rocky.

Edhe pse tani fundet vishen nga gratë, burrat i kanë veshur ato në periudha të ndryshme të historisë. Fustanella me plisa, për shembull, mund të shihen në statujat e lashta greke dhe romake, ndërsa versione më bashkëkohore që atëherë janë veshur në vendet e Ballkanit si Shqipëria, e cila i konsideron ato një kostum kombëtar shkruan media amerikane CNN.

Megjithatë, në shumë pjesë të botës, fundet janë tashmë pjesë e gardërobës së  burrave. Vitet e fundit, ka një  diskutim rreth gjinisë dhe identitetit dhe që ka ngritur pyetjen se çfarë do të thotë të vishesh si burrë.

Yjet më të rinj të showbiz-it , si Harry Styles dhe Lil Nas X,  shpesh sjellin  elemente  femërore në veshjet e tyre. Ndërkohë, në ‘Tiktok’, hashtagu #boysinskirts është parë mbi 240 milionë herë, me përdoruesit meshkuj që ndajnë veshjet e tyre dhe këshillat e tyre.

Megjithatë, stigma gjinore e bën veshjen e fundeve në publik një tabu për shumë burra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit