Veshja e Brad Pitt në premierën e filmit “Bullet Train” muajin e kaluar,ku ai u shfaq i veshur me fund bëri jo pak bujë.
Aktori, i cili njihet për rolet në filma si “Fight Club” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, shpjegoi edhe arsyen se pse zgjodhi të vishte pikërisht një veshje të tillë.
“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, kështu që le t’i bëjmë pak gjërat lëmsh“.-u shpreh ai në atë kohë për revistën ‘Variety’. Por Pitt nuk është i vetmi burrë që po i kthen fundet në një trend.
Ai i bashkohet një sërë yjesh që kanë zgjedhur të vishen në këtë mënyrë si aktori Billy Porter, Dan Levy, basketbollisti Russell Westbrook dhe reperi A$AP Rocky.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/pitt2.jpg)
Edhe pse tani fundet vishen nga gratë, burrat i kanë veshur ato në periudha të ndryshme të historisë. Fustanella me plisa, për shembull, mund të shihen në statujat e lashta greke dhe romake, ndërsa versione më bashkëkohore që atëherë janë veshur në vendet e Ballkanit si Shqipëria, e cila i konsideron ato një kostum kombëtar shkruan media amerikane CNN.
Megjithatë, në shumë pjesë të botës, fundet janë tashmë pjesë e gardërobës së burrave. Vitet e fundit, ka një diskutim rreth gjinisë dhe identitetit dhe që ka ngritur pyetjen se çfarë do të thotë të vishesh si burrë.
Yjet më të rinj të showbiz-it , si Harry Styles dhe Lil Nas X, shpesh sjellin elemente femërore në veshjet e tyre. Ndërkohë, në ‘Tiktok’, hashtagu #boysinskirts është parë mbi 240 milionë herë, me përdoruesit meshkuj që ndajnë veshjet e tyre dhe këshillat e tyre.
Megjithatë, stigma gjinore e bën veshjen e fundeve në publik një tabu për shumë burra.