-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Burimet nga BE: Kosova e Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit

- Advertisement -

Burime të “REL” në Bashkimin Evropian citohet se kanë thënë që presin se të martën e 17 shtatorit të mbahen takimet Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh.

Siç raportohet, pjesëmarrja është konfirmuar nga dy palët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Burimet e njëjta kanë thënë se ka pasur tentime nga të dyja palët që të ndërhyjnë në agjendën e takimit.

“Prandaj, sipas tyre, nëse nuk do të ndodhë takimi trepalësh, atëherë fajin do ta kenë të dyja palët.” – raporton tutje mediumi se është thënë nga burimet.

Ndryshe, kryenegociatori Bislimi gjatë së premtës demantoi raportimet e mediave serbe të cilat gjatë ditës raportuan se Kosova kishte refuzuar takim trepalësh.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosur për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm

“Ftoj emisarin Lajçak të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit