19.1 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Burimet konfirmojnë se Pamela Anderson është në lidhje me Liam Neeson: Është e qartë se janë të magjepsur me njëri-tjetrin

- Advertisement -

Aktorja kanadeze-amerikane Pamela Anderson është në një lidhje me bashkë-yllin e saj Liam Neeson, konfirmuan burime për revistën People. Ata u dashuruan gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.

“Është një romancë në fazat e hershme. Është e qartë se ata janë të magjepsur nga njëri-tjetri”, tha ai, duke shtuar se po kënaqen ndërsa promovojnë komedinë e tyre të re.

Ata ende nuk kanë komentuar për lajmin se kanë vendosur t’i japin një shans dashurisë. Çifti u shfaq në emisionin “Today” dhe bënë sikur u puthën, duke u shtirur sikur u “kapën” nga kamerat.

Prezantuesi Craig Melvin i pyeti: “Çfarë po ndodh këtu? Me sa duket ka kimi. Jeni ju të dy bashkë?”, të cilës Anderson iu përgjigj me një buzëqeshje: “Më falni?! Nuk e kuptoj pyetjen”.

Neeson tha shkurt, “Craig, Craig.” Siç dihet mirë, ajo e puthi kohët e fundit me pasion në faqe ndërsa pozonin në tapetin e kuq.

Regjistrimi i këtij momenti intim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, dhe shumë besojnë se ata ishin bërë për njëri-tjetrin.

Të ngjashme

Të fundit