7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Burimet e AP: Telefonat e Trump dhe Vance janë shënjestruar nga hakerët kinezë

- Advertisement -

Hakerët kinezë kanë shënjestruar telefonat e përdorur nga kandidati për president të ShBA-së, Donald Trump dhe kandidati për zëvendëspresident, J.D Vance.

Associated Press raporton se kjo është thënë nga dy burime të afërta me çështjen.

Nuk është e qartë se çfarë të dhënash janë marrë, por zyrtarët amerikanë janë duke hetuar rastin, sipas njerëzve, të cilat nuk janë autorizuar që të diskutojnë në publik për hetimet që po vazhdojnë, derisa folën në kushte anonimiteti për mediumin.

Nga FBI nuk është konfirmuar nëse Trump dhe Vance kanë qenë objektivat e mundshme, megjithatë, kanë bërë me dije se po hetojnë “qasjen e paautorizuar në infrastrukturën komerciale të telekomunikacionit nga akterë të lidhur me Republikën Popullore të Kinës”.

“Agjencitë në Qeverinë Amerikane po bashkëpunojnë për ta zbutur këtë kërcënim dhe janë duke u koordinuar me partnerët tanë të industrisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike në të gjithë sektorin e komunikimeve komerciale.” – është thënë në një deklaratë nga FBI.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Trump dhe Vance kanë qenë në mesin e disa personave numrat e telefonit të të cilëve janë shënjestruar dhe besohet të jetë pjesë një fushate të madhe kibernetike spiunazhi të nisur nga Kina, ka bërë të ditur ky burim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit