-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Burim Ramadani i quan të padijshëm deputetët e Lëvizjes Vetëndosje

- Advertisement -

Analisti Burim Ramadani derisa ishte duke diskutuar në emisionin ‘Pressing’ në T7 për temën e hapjes së Urës së Ibrit, i ka quajtur të padijshëm disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ramadani derisa e përmend deputetin Mefail Bajqinovci, e quan ‘Muhalif’, ndërsa përmend edhe Dimal Bashën.

:Kjo qeveri e ka ditë, është lut prej NATO’s në javën e fundit të majit që mos me hap temën e Urës se nuk është momenti, sepse sipas NATO’s ajo duhet me qenë ceremonia finale e përbashkët e gzimit që Veriut është në normalitet. Dhe këta njerëz e kanë pas të qartë se ka shkon rruga. Se si dhe me cilin qëllim, nëse prej fundit të majit e ke pas të qartë që nëse flet për urën ki me përfundu në dialog me Serbinë, dhe deri në hapjen e urës duhesh me u koordinu me NATO’n. Ki me zgjedh a po don me dialogu me NATO’n, apo po don me dialogu me Serbinë por me NATO’n aty. E këta njerëz e kanë zgjedh të dytën. Ata janë edhe eksperimental edhe të padijshëm.

Nuk po flas për  udhëheqjen e qeverisë që është eksperimentale dhe e padijshme, po flas për disa deputetë: Dimali, Muhalifi asi Mefaili e këta të tjerët, janë të padijshëm, janë eksperimental”, tha Ramadani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit