10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Burim Meta vazhdon të jetë kundër Kodit Civil, vlerësohet se kjo do të përçajë grupin parlamentar të VV-së

- Advertisement -

Rreth tetë muaj janë mbushur që nga votimi i Kodit Civil, që nuk mori votat e mjaftueshme për miratim.

Madje në të njëjtën vijë, nuk ishin as deputetët e mazhorancës.

Shkaku ishte neni që lejonte bashkëjetesën e personave të gjinive të njëjta.

Burim Meta nga Lista Guxo, ishte njëri prej deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që ishte kundër këtij projekt kodi.

Qëndrimi i tij, nuk ka ndryshuar as tani.

Meta ka mohuar të ketë pasur nga bashkëpartiakët ndonjë tentim për t’ia ndryshuar mendimin.

Ndërkohë, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka refuzuar të japë qëndrim për numrat që kanë rreth këtij projekt kodi.

Potencial për krisje të brendshme, sheh analisti, Tomor Avdia.

Nga muaji tetor, është paralajmëruar se së shpejti do të procedohet sërish në Kuvend Kodi Civil. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit