Është raportuar se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pasi dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.
Rreth kësaj ka reaguar deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, i cili ka thënë se kushtetuesja e ka më të lehtë të rrëzojë një kodër të madhe, se sa presidenten Osmani.
“Mendoj që nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, as ish deputeti Berisha nuk e beson një gjë të tillë. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e arsyeshme. Gjykata Kushtetuese më të lehtë e ka me e rrëzu kushtimisht ndonjë kodër të madhe, se sa presidenten Vjosë.” – ka thënë Meta për Gazetën Blic.