Burim Bujupi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Bujupin për detyrën e re.
“Kuvendi i Drenasit i përfaqësuar me shtatë parti politike, me asamblistët e vet, edhe një herë ka dëshmuar se i zgjedh çështjet me raundin e parë. Me 15 vota është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, Burim Bujupi, një nga më të votuarit e ‘kampionëve’. Votimin e ndoqa nga Londra dhe nga këtu përshëndes të gjithë asamblistët dhe Kryesuesin për përgjegjësinë e re. Uniteti ka emër, bashkë, përpara!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.






