Kandidati për Asamble Komunale në Drenas, Burim Bujupi, ka zhvilluar takimin e radhës me Nënshtabin e Arllatit, në kuadër të fushatës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Në këtë takim u koordinuan aktivitetet e ardhshme, me synim që puna e përbashkët të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri në ditën e fitores.
“Me energji, besim dhe vendosmëri po vazhdojmë rrugëtimin tonë fitues. Vazhdojmë fuqishëm, të bashkuar për një të ardhme më të mirë!
Kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm — Arllati dhe Drenasi fiton gjithmonë!”, theksoi Bujupi.