15.5 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Burim Bujupi: 10 ditët e fundit të fushatës, vendimtare për fitoren tonë

- Advertisement -

Kandidati për asamblenë komunale në Drenas, Burim Bujupi, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Ai u është drejtuar familjarëve, bashkëvendësve, miqve dhe mbështetësve të tij duke theksuar se dita e zgjedhjeve është dita e unitetit dhe fitores së përbashkët.

“Jemi në fund të një rruge të gjatë, por para nesh është dita e madhe e fitores. Kërkesa ime e vetme është që këto ditë të jemi një trup, një zë, një forcë – të jemi unikë, të pathyeshëm dhe gjithmonë pranë njëri-tjetrit”, ka thënë Bujupi.

Ai ka theksuar rëndësinë e çdo vote, duke e cilësuar atë si “më shumë se një numër – një besim, nder dhe përgjegjësi për të ardhmen e Drenasit”.

Në fund, Bujupi ka kërkuar mbështetje për numrin 101, kryetarin aktual Ramiz Lladrovci, si dhe për veten e tij me numrin 10, duke shtuar se vetëm së bashku mund të vuloset fitorja.

Postimi i plotë:

10✅️ Ditët e fundit të fushatës, vendimtare për fitoren tonë!

Të dashur familjarë, bashkëvendas, miq e dashamirë,

Jemi në fund të një rruge të gjatë, por para nesh është dita e madhe e fitores. Kërkesa ime e vetme është që këto ditë të jemi një trup, një zë, një forcë të jemi unikë, të pathyeshëm dhe gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Le të punojmë pa ndalur, të bisedojmë me miq e dashamirë, të shpërndajmë besim, shpresë e dashuri për numrin 101✅️ Kryetarin kampion Ramiz Lladrovci, dhe për mua si kandidatin tuaj për asamble Burim Bujupi 10✅️.

Çdo votë është më shumë se numër është besim, nder dhe përgjegjësi për të ardhmen e Drenasit.
Së bashku e kemi dëshmuar fuqinë tonë, dhe së bashku do ta vulosim fitoren!

Dita e zgjedhjeve është dita e unitetit tonë.
Vota juaj është zëri i fuqisë sonë!

Vazhdojmë bashkë +4

Burim Bujupi 10✅️

Të ngjashme

Të fundit