17.3 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Burim Berisha heq dorë përfundimisht nga Fushë Kosova, ky do të jetë kandidati i ri i LDK-së

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, në një prononcim ekskluziv për Infokus ka konfirmuar se nuk do t’i hyjë garës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Pas mandatit të pestë në Fushë Kosovë, LDK-ja si duket kësaj here ka vendosur që kandidat për kryetar ta vendosë Besnik Osmanin.

“Unë nuk do të jem, do të jetë Besnik Osmani. Besoj se së shpejti do të bëhet zyrtare,” tha shkurt Berisha për Infokus.

Kujtojmë që Burim Berisha është kryetar në Fushë Kosovë për pesë mandate, duke e bërë kështu kryetarin me më së shumti mandate të fituara në Kosovë.

Ai më herët kishte deklaruar edhe publikisht se ky do të jetë mandati i tij i fundit.

Vlen të theksohet se, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar një numër të vogël të kandidatëve për kryetarë komunash

Të ngjashme

Të fundit