Ikona e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, dr. Burhan Abdullahu, i është bashkuar ekipit zgjedhor të Shukri Bujês si shef i shtabit për shëndetësi, duke sjellë me vete përvojë të gjatë profesionale dhe një histori të pasur të përkushtimit qytetar.
Dr. Abdullahu njihet si sinonim i profesionalizmit dhe kujdesit për shëndetin e qytetarëve të Lipjanit. Ai ishte i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, ndërsa në vitet ’90 u largua i pari nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme, duke mbetur megjithatë në shërbim të popullatës edhe gjatë kohës së luftës.
Me angazhimin e tij të ri, ekipi i PDK-së në Lipjan vlerëson se forcon edhe më shumë kapacitetet, duke e konsideruar këtë një garanci për fitore.
Postimi i Bujës:
Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit.
I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin.
Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin tonë edhe më të fortë.
Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!