-2.5 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Burbuqe Hana e e bën ‘spiun’ vëllain në Telekom, ai i fotografon punonjësit

- Advertisement -

Burim Hana, vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës i cili u shpërblye me pozitë të lartë në këtë institucion ka filluar punën, por jo në mënyrë të zakontë.

Ai i cili u punësua me ndihmën e Qeverisë përmes motrës në Telekom po i fotografon e incizon punonjësit në pikën në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Sipas një burimi të Periskopit ky veprim i vëllait te Burbuqe Hanës po bëhet për të ‘spiunuar’ nëse punonjësit po qëndrojnë në punë gjatë orarit.

Për shkak të kësaj, sipas burimit të Periskopit, punëtorët e Telekomit të Kosovës po ndihen të pasigurt në vendin e punës.

“E bëri vëllaun menaxher dhe ja rriti pagën, por se punonjësit nuk ndihen të sigurt nga inqizimet që ju bëhen. Në foto shihet vëllau i Burbuqe Hanës duke inqizuar punonjësit në vendet e tyre të punës, skandal ky që i po bën punonjësit të pa sigurt në punë”, tha një burim brenda Telekomit ku krahas kësaj ka dërguar edhe një fotorafi të Burim Hanës teksa i incizon punonejsit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit