Aktori i pëlqyer turk, Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar, ka deklararuar se në jetë beson te fati. Në një intervistë të fundit, ai ka ndarë mendimin e tij lidhur me suksesin dhe rrugën e vështirë të cilën duhet të bëj një aktor për të prekur majat e suksesit.
“Ndonjëherë mund ta dëshirojmë fortë diçka, por në profesionin tonë kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur suksesin, famën dhe dashurinë e publikut, nëse nuk do të kishim me vete shansin dhe fatin i cili jo gjithmonë është në dorën tonë”, u shpreh aktori, duke lënë të kuptohet se është superstecioz.
Këtë vit, Burak është përkëdhelur shpesh nga fati i mirë edhe në aspektin familjar, pasi bashkëshortja e tij, aktorja e famshme, Fahriye Evcen është shtatzënë dhe çifti pritet të bëhet prindër për herë të dytë./abcnews.al/