Home Lajme Bunjaku: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit veç të arrijë vetë

Bunjaku: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit veç të arrijë vetë

0
Bunjaku: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit veç të arrijë vetë

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kryeministrit personalisht.

Rexhepi tha se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me manipulime dhe se Kurti është i gatshëm “të shkelë në kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë”.

“Këta asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje me u antarësu në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me manipulim, me kauza të rrejshme dhe unë kam një bindje personale se zoti Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë dhe me tha unë e kam ban”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Bunjaku-Rexhepi ka komentuar edhe takimin e datës 4 prill që pritet të mbahet ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

“Si mundet me besu unë tek Bislimi, kur i njëjti ka pas deklaru se atë ditë që do të ketë Asociacion Bisnik Bislimi nuk do të jetë më në Qeveri. E tani Asociacionin e pranuan këta vetë dhe i njëjti vazhdon të jetë në Qeveri. Eshtë shumë e ulët me diskutu për Besnik Bislimin, sepse nuk i besoj absolutisht. Ai mundet me shku në bisedime edhe me u kthy por kurgja nuk është në favor të Republikës së Kosovës. nëso po flasim për Asociacionin si po e quajnë këta, këta qysh herët e kanë refuzu decentralizimin, Vetëvendosja ka shkatërru kundër decentralizimit, ka refuzu edhe Pakon e Ahtisarit. Edhe këtë Pavarësi zoti Kurti e ka kundërshtu, himin se ka pranu. Tani po i pranon të gjitha, është mirë me dit qytetarët se kauzat e tij kanë qenë komplet të rrejshme. Aq më pak smundem me i besu Bilimit në këtë rast sepse çdo gjë që ka fol u vërtetu e kundërta”, tha deputetja e LDK-së për Gazeta Blic

Exit mobile version