24.8 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

“Bullizues e shpërndarës i urrejtjes”, – u bllokua Kosova për kaq gjatë për me e nxjerrë Dimal Bashën – Karma”, Uran Ismaili për kryetarin e ri të Kuvendit

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë në “Pressing” të T7 se Dimal Basha është bullizues dhe shpërndarës i urrejtjes ndaj vlerave të luftës.

Por, ai tha se Kosova është më e rëndësishme se Dimal Basha, dhe për këtë PDK e votoi – që mos të bllokohet Kuvendi.

Ai tha se LVV e bllokoi gjatë Kuvendin dhe në fund vendosi për Dimal Bashën – e atë çfarë po ndodh tutje, Ismaili e cilësoi si “karma”.

“Unë Dimalit ia kam parë deklaratat para se me ia pa punimit, ma thellon mendimin por deklaratat e tij për UÇK-në siç herët kanë qenë të kësaj natyre, prandaj për mua nuk më ndrron mendimin. Tani ilustron dhe komunikon me publikun e gjerë dhe vetë votuesit e LVV”.

“Ata që e dinim ne që Dimali është një bullizues dhe shpërndarës i urrejtjes ndaj vlerave tona kombëtare, tani u bë e kumtune nga palët e treta, e shpërfaq krejt situatën çfarë e kemi”.

“E bllokon Kosovën kaq gjatë për me nxjerr Dimal Bashën kryetar Kuvendi kjo është një lloj karme që të kthehet”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit