17.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Bulliqit i dorëhiqet edhe një drejtoreshë

- Advertisement -

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është dorëhequr nga detyra drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani.

Siç njofton komuna, ajo ka marrë këtë vendim për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.

Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t'u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri…

Posted by Komuna e Podujevës on Monday, May 8, 2023

Të ngjashme

Të fundit