8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bulliqi thotë se të arrestuarit nga xhandarmëria serbe janë kosovarë

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se dy personat që u arrestuan sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të kësaj komune, janë shtetas të Kosovës.

Bulliqi tha se nga stacioni policor janë informuar se të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.

Po, nga stacioni policor jemi njoftuar se të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. Ata sigurisht janë arrestuar duke prerë pyje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969).

“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe.

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit