Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, se e ka pritur sot në zyrë djalin e ish-Presidentit Historik, Ibrahim Rugovën, raporton Express.
Bulliqi ka thënë se e ka njoftuar Ukën se sivjet do të vendosin shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës. Madje, ka thënë se procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.
Sot prita në takim në zyren time Ukë Rugovën, djalin e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar. Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!”, ka shkruar Bulliqi.