Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për vonesën në përfundimin e autostradës Prishtinë – Podujevë.
Ai ka pranuar se ka pasur neglizhencë në këtë projekt.
Bulli ka thënë se vonesat kanë ndodhur pasi sipas tij, kompanitë vendëse po sfidohen nga projekte të tilla.
“Është e vërtetë që ka pas neglizhencë. Por edhe një punë duhet të keni parasysh. Kam përshtypjen që për herë të parë kompanitë vendore po sfidohen me projekte të mëdha. Fatkeqësisht kompanitë tona nuk pe kanë atë kapacitet për me mujt me dal brenda periudhës kohore për obligimet që i marrin mi kry. Po e shoh që kompanitë kanë mungesë të fuqisë punëtore”, ka thënë ai.
Bulliqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se traseja e rrugës pritet të kryhet brenda pak ditësh, por ai ka thënë se urat janë problem dhe ai beson që deri në shtator do të përfundojnë.
“Tash është ka jepet shtresa finale e asfaltit, por urat janë problematike të cilat kanë me marrë edhe pak kohë. Me qetë intensitet që po shihet shpresoj që urat kryhen në vjeshtën e këtij viti. Ndërsa traseja e rrugës besoj që kryhet brenda pak ditësh”, ka thënë Bulliqi.
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë kanë filluar më 3 korrik 2023, kur Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratat për pesë llote të projektit me një vlerë totale prej rreth 38 milionë eurosh . Në fund të qershorit 2023, punimet kishin filluar në të gjitha llotet e projektit .
Fillimisht, projekti ishte planifikuar të përfundonte deri në gusht 2024, por për shkak të vonesave dhe punimeve shtesë, afati u shty për në pranverën e vitit 2025.