Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fajësuar partitë opozitare për moskonstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se LVV e ka kandidaten e tyre për kryeparlamentare dhe se opozita nuk mund t’ia imponojë të drejtën e propozimit.
Sa i përket bashkëpunimit me partitë tjera, Bulliqi ka thënë se përveç me LDK-në nga kjo parti s’ka interes për të bërë koalicion.
“Me LDK kish qenë më së miri me arrit një koalicion qeverisës. Kurti i është ofrua sinqerisht LDK për me qeverisë bashkë. Me subjektet tjera sipas informacioneve që kam s’kanë pas interes me bë koalicion. është mirë me konstituo Kuvendin, presidentja mandatarit të parë ja jep mundësinë, nëse ky nuk mundet me bë qeverinë, vazhdojmë shkojmë në zgjedhje, s’mund ta mbajë peng vendin”, ka thënë Bulliqi në Tëvë1.