7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Bulliqi kujton Betejën e Kaçandollit: Dëshmi se UÇK-ja zgjodhi vdekjen për liri para jetës së robëruar

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar Betejën e Kaçandollit në 26-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi u shpreh se kjo betejë, ishte vazhdimësia e përpjekjeve të popullit të Kosovës për t’u çliruar nga robërimi shekullor.

“Është dëshmi se ushtarët e UÇK-së e zgjodhën vdekjen për liri para jetës së robëruar”, ka shkruar kreu i Podujevës.

“Në ato tri ditë beteje (15,16,17 shtator) duke luftuar ballë për ballë me armikun ranë për të mos vdekur kurrë 7 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Betejës së Kaçandollit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”.

Bashkë me Bulliqin, pjesëmarrës ishin dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të ekzekutivit komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit