24.6 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Bulliqi e ka lexuar ndryshe nga partia aktgjykimin: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e presidentes

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Buliqi, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës më shumë e ka komplikuar gjendjen sesa ka dhënë rrugëzgjidhje.

Sipas tij presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të involvohet.

“Unë mëndoj që më shumë e ka kompliku situatën sesa ka dhënë rrugëzgjidhje këtij procesi, sidoqoftë besoj që tash është radha të involvohet presidentja e vendit”, tha Bulliqi.

Ai tha se pasi të ketë Kuvend, përgjegjësinë e ka Albin Kurti që ta bëjë Qeverinë. /Gazeta Express

Më poshtë video e plotë:

Të ngjashme

Të fundit