Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në këtë qytet.
Bulliqi tha se puna në terren pritet të nisë brenda pak javësh, teksa këtë investim e cilësoi si të rëndësishëm për sportin në Podujevë.
“Me përmbylljen e kësaj faze, pritet që puna në terren të nisë brenda pak javësh, duke e bërë këtë projekt një realitet për qytetarët e Podujevës”, shkroi Bulliqi.