-3 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Bullgaria e bën euron valutë zyrtare

- Advertisement -

Bullgaria, shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, është bërë anëtarja e 21-të e eurozonës.

Për bullgarët kryesisht urbanë, të rinj e me shpirt ndërmarrës, ky është një hap optimist dhe potencialisht fitimprurës, lëvizja përfundimtare në një lojë që Bullgarinë e ka futur në rrjedhën evropiane – nga anëtarësimi në NATO dhe BE, deri te hyrja në zonën Schengen e tani në euro, raporton televizioni BBC.

Për bullgarët më të moshuar e më konservatorë, zëvendësimi i levit bullgar me euron nxit frikë e pakënaqësi.

Levi, që në gjuhën shqipe do të thotë luan, ka qenë valutë e Bullgarisë nga viti 1881.

Sipas sondazheve, popullsia është pothuajse e ndarë në dy pjesë të barabarta sa i përket valutës së re dhe trazira politike nuk po e bën të lehtë tranzicionin.

Koalicioni qeveritar i kryeministrit Rosen Zhelyazkov humbi një mocion mosbesimi më 11 dhjetor, pas protestive masive kundër buxhetit për vitin 2026. Bullgaria ka mbajtur shtatë palë zgjedhje në katër vitet e fundit dhe të tetat duket se do të mbahen në fillim të këtij viti.

Të ngjashme

Të fundit