15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Bullgarët fillojnë prodhimin e kamionëve elektrik

- Advertisement -

Bullgaria në një të ardhme të afërt pretendon të futet në garën e gjigantëve, sa i përket prodhimit të kamionëve elektrikë transportues për pesha të lehta.

Bëhet fjalë për kamionin e vogël elektrik Sevic V500e, i cili prodhohet dhe montohet në Plovdiv të Bullgarisë, transmeton Telegrafi.

E për prodhimin e këtyre kamionëve për transportimin e mallrave me pesha jo shumë të rënda – do të përdorin energjinë nga burimet e ripërtërishme.

500 kamionët e parë tashmë janë prodhuar, e pritet të shpërndahen në vendet ku janë porositur. E interesim të madh për to kanë shprehur vendet e Evropës Perëndimore si dhe SHBA-të.

Me vetëm një mbushje të baterisë, Sevic v500e mund të përshkojë deri në 300 kilometra, dhe ka kapacitete të bartë mallra deri në 600 kilogramë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit