2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Bukuroshja kroate shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia me një fustan në vlerë 1 000 euro

- Advertisement -

Izabel Kovacic vodhi vëmendjen në premierën e filmit “Ferrari” me regji të Michael Mann si pjesë e natës së dytë të Festivalit të Filmit në Venecia.

Sipërmarrësja kroate dhe bashkëshortja e Mateo Kovacic është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan të gjatë në kombinim të bardhë e zi.

Fustani, çmimi i të cilit shkon rreth 1000 euro, është vepër e stilistit të famshëm francez Ronald Mouret, i cili është një zgjedhje e shpeshtë e shumë zonjave të famshme për tapetin e kuq, mes tyre edhe Kate Middleton.

Foto: Getty Images

Izabel e ka kompletuar ansamblin elegant me flokë të lëshuara, një çantë të bardhë dhe disa bizhuteri.

Meqë ra fjala, britanikja Daily Star së fundmi ka shkruar një artikull për Izabael.

Izabel quhet një “ish-supermodele” (edhe pse ajo kurrë nuk u bë modele) dhe krahasohet me Shakiran.

“Ajo duket si Shakira”, shkruajnë britanikët dhe më pas shënojnë se Izabel është e bukur dhe një biznesmene e suksesshme, e cila me motrën e saj Ivana “drejton kompaninë Lunilou, që njëherësh prodhon veshje për fëmijët”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit