1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

“Bukë dhe Pushkë”, Gashi krahason Kurtin me Enver Hoxhën

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e krahasuar me liderin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Duke komentuar retorikën e Kurtit gjatë fushatës elektorale, Gashi theksoi se qasja e Kurtit është një rikthim në ideologjinë e viteve ’40, që sipas tij, promovon “ndarjen” nga perëndimi dhe krijimin e një sistemi të mbyllur ekonomik e ushtarak.

“Demagogji. Enver Hoxha tekstualisht. Me ato idetë se çka vyen neve, bukë edhe pushkë edhe tjerat e i kemi në rregull, edhe babën. Hani bukë, pushkën dhe mbronte babën.

Shqipëria komuniste i ka pas nja 300 mijë bunkerë… Ka bankrotuar sistemi prej brenda, nuk ka kryer punë ato armët e as bunkerët. As Serbisë nuk i kanë kryer armët se janë ardhë këta jaranat edhe ia kanë kallxu vendin (e kanë bombarduar Serbinë). Ky mendon me kthy mentalitetin e viteve të ’40-a, që ne kemi me u pavarësu në çdo mënyrë. Me pas ushtrinë ton, bukën tona. Ato ato s’kanë mund me u arrit atëherë lërë me tash. Këto janë përralla të një mashtruesi ordiner.

Ky është munduar me bind këtë popull që ne mundemi pa BE-në e pa Amerikën. Bile bile janë armiqtë tonë, këtë logjikë është munduar ta përcjell.

Cili njeri të ka acaruar më shumë me perëndim se ky prej Enver Hoxhës e këtej. Ky është lideri i dytë që 100 vjet që të ka acaruar me perëndim. Enver Hoxha edhe ky (Kurti)”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit