24.9 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Bujqit të pakënaqur me çmimin e grurit këtë vit

- Advertisement -

Korrje-shirjet e grurit në të gjitha rajonet e Kosovës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, duke shënuar kështu thuajse mbylljen e sezonit për këtë kulturë bujqësore. Ndërsa puna në arë po përmbyllet, bujqit kanë dhënë vlerësimet e para për rendimentet e grurit për këtë vit.

Grurin që e mbollën dhe e korrën. Por, fermeri Valon Vehapi nga Suhadolli i Lipjanit, i cili ka kultivuar 120 hektarë me grurë, thotë se prodhimi ishte i mirë, por shprehet i pakënaqur për çmimin e ulët të grurit.

“Me rendimentet jemi të kënaqur. Diku sillet prej 6 deri në 7 tonë për hektar. Por, ajo që është shqetësuese këtë vit është çmimi i ulët i grurit. Vitin e kaluar nuk e kemi shitur nën 24 apo 27 cent, kurse tani ka rënë nën 17-18 cent. Është e çuditshme: kur gruri ishte 27 cent, buka kushtonte 35 cent. Tash gruri është 18 cent, e buka ka shkuar në 60 cent”, tha Valon Vehapi, bujk.

Të njëjtin mendim ndan edhe bujku Halil Vehapi po nga ky fshat. Ai thotë se çmimi i ulët në treg, nuk reflekton mundin dhe as kostot e prodhimit.

“Me rendimentet prej zotit, jo prej njeriut jemi të kënaqur. Çmimi ka qenë shumë i ulët. Unë jam detyruar që sipërfaqen që e kam mbjellë ta qoj në shtëpi ta shfrytëzojë për ushqim për kafshët e mija”, Halil Vehapi, bujk.

Para dy ditësh kemi përfunduar korrjet. Me rendimentet jemi të kënaqur, por me çmimin jo. Jam detyruar që grurin ta lë vetëm për kafshë, sepse nuk ia vlen ta shes.”

Fermerët u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë për të garantuar një çmim të drejtë për grurin, në përputhje me koston e prodhimit dhe çmimin e bukës në treg.

Ata gjithashtu kërkojnë mbështetje të qëndrueshme dhe mekanizma të mbrojtjes së prodhimit vendor, në mënyrë që të motivohen që të vazhdojnë kultivimin e tokës.

Të ngjashme

Të fundit