Home Lajme Bujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e 18 marsit në Ohër

Bujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e 18 marsit në Ohër

0
Bujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e 18 marsit në Ohër

Kreydiplomati maqedonas, Bujar Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

Osmani në këtë takim ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme jo vetëm për shtetet por edhe për rajonin dhe perspektivën evropiane.

“Me ambasadorin Qehaja për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe dinamikën rajonale. Përpara takimeve në Ohër, më 18 mars, theksova se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane”, ka shkruar shefi i diplomacisë maqedonase.

 

 

Exit mobile version