11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bujar Bukoshi: Ibrahim Rugova Perëndimin e kishte fe, qartësia politike tij e shpëtoi Kosovën

- Advertisement -

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil i Kosovës, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për gazetën Tema. Në intervistën e tij, ai ka folur edhe për ish-bashkëpunëtorin e tij të vjetër, Ibrahim Rugova.

Bukoshi deklaroi se për ish-presidentin historik, pra Rugovën, Perëndimi ishte si fe.

“Ne ishim duke dalë nga një burg, ku na kishte mbajtur Serbia dhe ish Jugosllavia dhe ishim dele e zezë e Perëndimit, pasi identifikoheshim si një shoqëri problematike.

Qartësia e politikës së Ibrahim Rugovës dhe vendosmëria e tij për të qenë vetëm me SHBA dhe vetëm me vendet Evropiane, shpëtuan Kosovën. Ai e kishte si fe Perëndimin dhe shoqëria e Kosovës po ashtu ia pranoi atë si njëlloj feje, religjioni.” – deklaroi ai.

Tutje, Bukoshi ka theksuar se Rugova dhe elita politike e asaj kohe, që u rreshtua kryesisht në LDK, e bombardoi Kosovën me dashuri për Perëndimin “si shpëtimtar i Kosovës”.

“Ibrahim Rugova dhe ne që vendosëm ta lidhim Kosovën me Perëndimin, kishim në anën tonë historinë e Evropës që po ndryshonte në atë kohë. Dhe Kosova u bombardua prej nesh dhe asaj klase politike me dashurinë për Perëndimin si shpëtimtar i Kosovës.

Tani po bëhet e kundërta. Po kthehen folklorizmat e shekullit 20 kur Evropa mallkohej për kufijtë shqiptarë, ndërkohë që Evropa sapo na premtoi që do na hiqte kufijtë e saj. Të shpresojmë se këto ethe tona do kalojnë.” – shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit