Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë mbështetje edhe nga Muhamet Ademi, jurist i diplomuar, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik në vitin 1979, raporton Scanner.
Buja po vazhdon të përkrahet në masë të madhe nga qytetarët e Lipjanit.
Postimi i plotë:
Kafen e mëngjesit me Muhamet Ademin
Muhamet Ademi, jurist i diplomuar, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik në vitin 1979. Me përvojë të gjatë profesionale si Shef i Shërbimit Juridik në “Auto Prishtina” para luftës, e më pas si Shef i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, ai ka dëshmuar përkushtim dhe integritet në çdo detyrë.
Sot, me idealet e njëjta dhe me përvojën e tij të pasur, Muhameti i bashkohet vizionit për ndryshim në Lipjan, duke mbështetur kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit!