Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur takime me qytetarët në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, ku u shpreh se mesazhi i tyre është i qartë: ata duan kushte më të mira jetese dhe shërbime funksionale.
Në adresimin e tij, Buja tha se prioritetet e qytetarëve lidhen me sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë në ditë, shkolla moderne ku fëmijët të arsimohen në kushte dinjitoze, si dhe ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve për përfshirjen e hershme në edukim.
“Në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë, ujë 24/7, shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze, si dhe çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim.