29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Buja prezanton Yllëza Bedrolli, kandidate për Asamblenë Komunale nga Qellopeku

- Advertisement -

Shukri Buja, kandidati për kryetar të komunës sē Lipjanit, ka prezantuar Yllëza Bedrolli, kandidate për Asamblenë Komunale nga Qellopeku, raporton Scanner.

“Yllëza Bedrolli, kandidatja jonë nga Qellopeku për Asamblenë Komunale të Lipjanit, është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ajo posedon njohuri të thelluara në sistemin juridik dhe një përkushtim të veçantë për forcimin e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruan Buja.

Postimi i plotē:

Yllëza Bedrolli, kandidate për Asamblenë Komunale nga Qellopeku

Yllëza Bedrolli, kandidatja jonë nga Qellopeku për Asamblenë Komunale të Lipjanit, është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ajo posedon njohuri të thelluara në sistemin juridik dhe një përkushtim të veçantë për forcimin e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me përvojë pune në sektorin privat, Yllëza sjell me vete aftësi të shkëlqyera komunikimi, njohuri të avancuara të gjuhës angleze, ndjeshmëri të lartë sociale dhe një shpirt të fortë bashkëpunues. Ajo është një organizatore natyrale dhe beson fuqishëm në fuqinë e të rinjve, veçanërisht të vajzave të reja, për të ndryshuar institucionet nga brenda.

PDK dhe unë, si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, do të krijojmë hapësira reale për të rinjtë si Yllëza, vajza të reja të përgatitura, të angazhuara dhe të vendosura, që të mos jenë aty vetëm për numër, por për të pasur një rol të rëndësishëm dhe të zëshëm në proceset vendimmarrëse.

Ftoj të gjithë qytetarët e Qellopekut që ta mbështesin fuqishëm Yllëza Bedrollin në këto zgjedhje! Me votën për Yllëzën, ju nuk po zgjidhni vetëm një përfaqësuese, por një zë të guximshëm, të përgatitur dhe të vendosur që do ta çojë fjalën tuaj aty ku merren vendimet. Ju po votoni për një të ardhme ku rinia, e sidomos vajzat e reja, marrin përgjegjësi dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e një Qellopeku dhe një Lipjani më të drejtë, më të zhvilluar dhe më përfaqësues për të gjithë.

Mbështetja për Yllëzën është mbështetje për barazinë gjinore, për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe për fuqizimin e brezit të ri të udhëheqëseve që e duan dhe e ndryshojnë vendin me dije, përkushtim dhe guxim.

Të ngjashme

Të fundit