28.5 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Buja prezanton Xheneta Isufi Mollopolci kandidate për Asamblenë Komunale në Lipjan

- Advertisement -

Kandidati për kryetar i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka shkruar se Xheneta Isufi Mollopolci, kandidate për doktore të shkencave të Sigurisë aderon në PDK dhe kandidon për Asamblenë Komunale!

“Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përfaqësim të denjë, profesional dhe të ndershëm, Partia Demokratike e Kosovës forcohet me aderimin e Xheneta Isufit, PhD kandidate, një grua që bashkon dijen akademike me përvojën praktike në shërbim të shoqërisë”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Xheneta Isufi Mollopolci:
kandidate për doktore të shkencave të Sigurisë aderon në PDK dhe kandidon për Asamblenë Komunale!

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përfaqësim të denjë, profesional dhe të ndershëm, Partia Demokratike e Kosovës forcohet me aderimin e Xheneta Isufit, PhD kandidate, një grua që bashkon dijen akademike me përvojën praktike në shërbim të shoqërisë.

Xheneta është duke doktoruar për shkenca organizative, menaxhim dhe siguri në Universitetin Shtetëror në Ohër. Xheneta ka ndërtuar një profil shkencor e profesional. Ajo është autore e disa punimeve shkencore ndërkombëtare me impakt faktor, që flasin për seriozitetin dhe vizionin e saj.

Si ligjëruese në institucione të arsimit të lartë publike dhe private, si dhe punonjëse në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, Xheneta e njeh nga afër realitetin e qytetarit, duke qenë në kontakt të përditshëm me ta, sfidat sociale dhe nevojën për një politikë që nuk flet vetëm në fushata, por vepron çdo ditë.

Angazhimi i saj nuk është vetëm përfaqësim, është garancia për një zë të dijes, barazisë dhe zhvillimit, aty ku merren vendimet për të ardhmen e komunës sonë.

PDK nuk po shton vetëm një kandidate në listë, por po fuqizohet me një profesioniste që e meriton çdo votë të qytetarëve.
Në këtë garë përfaqësimi, Xheneta Isufi është zgjedhje me mendje dhe me zemër.

Të ngjashme

Të fundit