26.4 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Buja prezanton Shyqeri Salihu, kandidat për Kuvendin Komunal të Lipjanit

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar kandidatin Shyqeri Salihu  si kandidat i PDK-së nga qyteti i Lipjanit (nëndega nr. 2) për Kuvendin Komunal të Lipjanit, raporton Scanner.

“I lindur e rritur në Lipjan, Shyqeriu e njeh çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo sfidë me të cilën përballen qytetarët. Përvoja e tij në shërbim publik, si dhe lidhja e ngushtë me qytetarët e Lipjanit, e bëjnë atë një përfaqësues të denjë që do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Shyqeri Salihu është kandidat i PDK-së nga qyteti i Lipjanit (nëndega nr. 2) për Kuvendin Komunal të Lipjanit. Ai njihet si njeri i veprave dhe i sakrificës, i cili gjithmonë ka qëndruar pranë qytetarëve dhe ka punuar për të mirën e përbashkët. Me energji të re dhe vizion të qartë, synimi i tij është të ndërtojë një Lipjan më të mirë për të gjithë.

I lindur e rritur në Lipjan, Shyqeriu e njeh çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo sfidë me të cilën përballen qytetarët. Përvoja e tij në shërbim publik, si dhe lidhja e ngushtë me qytetarët e Lipjanit, e bëjnë atë një përfaqësues të denjë që do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal.

Kontributi i tij është i shumëanshëm. Si sportist dhe aktivist sportiv ka frymëzuar breza të rinjve me disiplinë e sukses. Si mësimdhënës, ka edukuar me përkushtim dhjetëra gjenerata. Ndërsa përmes angazhimit në organizatën humanitare “Nëna Terezë”, ka ndihmuar qindra familje në nevojë, duke treguar gjithmonë zemërgjerësi dhe solidaritet.

Shyqeriu është edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka dhënë kontribut në lirinë e vendit me guxim e sakrificë. Pas luftës, ai vazhdoi të shërbejë qytetarëve si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke u kujdesur për rendin dhe sigurinë publike.

Sot ai garon për Kuvendin Komunal të Lipjanit me përkushtim, ndershmëri, si dhe vullnet të palëkundur për të sjellë ndryshime konkrete. I ftojmë qytetarët e Lipjanit të mbështesin Shyqeri Salihun dhe të bashkohen me të për një Lipjan më të mirë për të gjithë.

Të ngjashme

Të fundit