Lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, është tani e konfirmuar nga Shtabi i degës përmes shortit.
Sipas njê njoftimi të degës sē PDK në Lipjan, kjo listë është gjithëpërfshirëse dhe përfaqëson një kombinim të balancuar të profileve të ndryshme, nga doktorë shkencash deri tek profesionistë të sektorit privat dhe publik.
Ajo pasqyron përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Lipjanit. Me këtë përbërje të fuqishme, lista e PDK-së është zgjedhja fituese për zgjedhjet lokale të ardhshme dhe garancia për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore.
#nëpritjetëkryetarit
#shukribuja
#pabalotazh