25.4 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Buja prezanton Liridon Hajrizin, kandidat për Asamblenë Komunale të Lipjanit

- Advertisement -

Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar Liridon Hajrizi si kandidat për Asamblenë Komunale nga Hallaqi i Vogël, raporton Scanner.

“Liridon Hajrizi është një emër që ngjall respekt në Hallaq dhe më gjerë. I lindur në një familje me traditë të gjatë në biznes dhe punë të ndershme, Liridoni është rritur me vlerat e përkushtimit, ndershmërisë dhe përgjegjësisë”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Liridon Hajrizi është një emër që ngjall respekt në Hallaq dhe më gjerë. I lindur në një familje me traditë të gjatë në biznes dhe punë të ndershme, Liridoni është rritur me vlerat e përkushtimit, ndershmërisë dhe përgjegjësisë.

Sot, ai është menaxher në biznesin familjar, ku çdo ditë përballet me sfidat e tregut me një qasje vizionare dhe të palodhshme. Beson në zhvillimin përmes cilësisë, inovacionit dhe bashkëpunimit të ndershëm me komunitetin.

Krahas angazhimit në punë, Liridoni po vazhdon studimet në fushën e Marketingut dhe Administrimit të Biznesit, duke synuar të sjellë ide të reja dhe qasje moderne që ndihmojnë jo vetëm biznesin, por edhe përparimin e vendit tonë. I qetë në fjalë, por i vendosur në veprime, ai është shembull i brezit të ri që nuk kërkon privilegje, por përgjegjësi.

Në këto zgjedhje, kërkojmë mbështetje për Liridon Hajrizin për Asamblenë Komunale nga Hallaqi. Me votën tënde, jep përkrahje një të riu të përgatitur, të ndershëm dhe të gatshëm të punojë për interesin e përbashkët. Zgjidh një përfaqësues që e njeh jetën reale dhe e ndjen përgjegjësinë për të ardhmen e Lipjanit!

Të ngjashme

Të fundit