Egzona Gashi Mehmeti do të jetë kandidate për Asamblenë Komunale nga Lipjani, ka njoftuar kandidati i PDK për kryetar të Komunës së Lipjanit, raporton Scanner.
“Egzona Gashi Mehmeti vjen nga Lipjani dhe është pjesë e brezit të ri të grave të arsimuara, të angazhuara dhe të vendosura për të sjellë ndryshim në qeverisjen lokale. Ajo përfaqëson një gjeneratë që bashkon dijen, përvojën dhe ndjeshmërinë ndaj nevojave të komunitetit”, ka thënë Buja, në prezantimin e kanddidatës së re.
Postimi i plotë:
Egzona Gashi Mehmeti, kandidate për Asamblenë Komunale nga Lipjani
Egzona Gashi Mehmeti vjen nga Lipjani dhe është pjesë e brezit të ri të grave të arsimuara, të angazhuara dhe të vendosura për të sjellë ndryshim në qeverisjen lokale. Ajo përfaqëson një gjeneratë që bashkon dijen, përvojën dhe ndjeshmërinë ndaj nevojave të komunitetit.
Formimi i saj akademik përfshin studimet në Menaxhment Biznesi dhe Ekonomi, ku ka përfunduar nivelin Bachelor (2016–2020) dhe është në përfundim të studimeve Master në të njëjtën fushë. Gjatë kësaj periudhe, Egzona ka ndërtuar një profil profesional të qëndrueshëm, duke punuar në sektorin privat dhe publik në fusha të tilla si menaxhimi, administrata, financat dhe kadastra.
Ajo ka nisur angazhimin në menaxhim që nga viti 2015 në biznesin familjar, ku ka ushtruar rolin e menaxheres dhe ka ndërtuar përvojë konkrete në organizimin e stafit dhe mbikëqyrjen e punës. Në vitin 2018 ka punuar në sektorin e kadastrës, ku ka kontribuar në regjistrimin e pronave, një përvojë që i ka mundësuar njohje të drejtpërdrejtë me funksionimin e administratës publike. Për dy vite të plota, ka udhëhequr administratën dhe financat në një kompani ndërtimi, duke u dëshmuar si një menaxhere e aftë dhe e besueshme.
Egzona është certifikuar në fushën e financave dhe kontabilitetit (niveli 3), ndërkohë që zotëron aftësi të shkëlqyera kompjuterike dhe gjuhësore, me njohje të mirë të gjuhës angleze dhe të programeve më të përdorura në administratë dhe menaxhim.
Ajo nuk është vetëm një profesioniste e re dhe ambicioze, por edhe një trashëgimtare e krenarisë kombëtare dhe punës së ndershme familjare. Egzona, që vjen nga një familje dëshmorësh të kombit me një histori të thellë sakrifice dhe përkushtimi për atdheun, është po ashtu e bija e një afaristi të suksesshëm në Lipjan, duke mishëruar në vetvete historinë e sakrificës dhe zhvillimit.
Prandaj, ju ftojmë që në këto zgjedhje ta mbështesni Egzona Gashi Mehmeti për Asamblenë Komunale të Lipjanit. Ajo do të jetë zëri juaj për një qeverisje më të drejtë, më transparente dhe më të afërt me qytetarin. Me Egzonën, Lipjani fiton një përfaqësuese të zonjën, të përkushtuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Votoni me bindje. Votoni për ndryshim të qëndrueshëm!