21.8 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Buja prezanton Bajram Sinanin, kandidat për Kuvendin Komunal të Lipjanit

- Advertisement -

Kandidati për kryetar i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar Bajram Sinanin, kandidat për Kuvendin Komunal nga Resinoci, raporton Scanner.

“Bajrami është rritur si një njeri i përgjegjshëm, i ndershëm dhe i vendosur. Si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai bart me vete idealin e lirisë dhe përgjegjësinë për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat e reja. Për të, politika nuk është pushtet, por thirrje për përfaqësim të ndershëm dhe të drejtë”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Bajram Sinani, kandidat për Kuvendin Komunal nga Resinoci

Me një master në arkitekturë dhe përvojë të gjatë profesionale, Bajram Sinani ka kaluar më shumë se 17 vite në shërbim publik në Komunën e Lipjanit, ku ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në shumë projekte zhvillimore e infrastrukturore. Katër vitet e fundit i ka kaluar me sukses në sektorin privat, por përvoja dhe idealizmi i tij e kthejnë sërish në politikë, sepse ai beson se Lipjani meriton më shumë zhvillim.

Bajrami është rritur si një njeri i përgjegjshëm, i ndershëm dhe i vendosur. Si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai bart me vete idealin e lirisë dhe përgjegjësinë për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat e reja. Për të, politika nuk është pushtet, por thirrje për përfaqësim të ndershëm dhe të drejtë.

Kontributi i tij profesional në Lipjan është i prekshëm dhe i matshëm. Ndër projektet më të rëndësishme ku ka dhënë ide dhe drejtim janë: objekti i banimit social në Magurë, projekti ideor i Bibliotekës së Qytetit të Lipjanit, aplikimi fitues në programin e BE-së “Kosova e Bukur” për rregullimin e shtratit të lumit në Gadime, lapidari në Shalë për nder të UÇK-së dhe projekti kryesor i Xhamisë së Re në Lipjan, i cili tashmë është drejt finalizimit.

Përvoja e tij si arkitekt dhe zyrtar publik e bëjnë Bajramin një kandidat me rezultate konkrete dhe integritet të dëshmuar. Ai është qytetar i zakonshëm, por me vizion të jashtëzakonshëm për Lipjanin: një Lipjan më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.

Si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Sinani sjell vendimmarrje me integritet, përfaqësim të sinqertë dhe përkushtim për të gjithë qytetarët pa dallim. Andaj, ju ftojmë ta mbështesni Bajramin për të forcuar zërin e Resinocit në Kuvendin e Komunës.

Të ngjashme

Të fundit