24.6 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Buja prezanton Ardit Canin: Lipjani me zë, vizion dhe garanci për zhvillim

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka prezantuar Ardit Canin si pjesë të ekipit të tij për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Buja u shpreh se “Me Ardit Canin në Kuvend dhe me PDK-në në udhëheqje, Lipjani ka zë, vizion dhe garanci për zhvillim”.

Njoftimi i plotë:

Ardit Cani: Zëri i Drenicës dhe qytetarëve të Lipjanit në Kuvendin Komunal!

Ardit Cani, një i ri me prejardhje nga regjioni i Drenicës dhe i rritur me vlerat e punës, dinjitetit dhe përkushtimit, rikandidon për mandatin e dytë si asambleist në Komunën e Lipjanit. Me profesion inxhinier i Agrokulturës dhe Mjedisit, Arditi përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve që nuk janë të mbyllur në teori, por që ecin bashkë me qytetarët, dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe i përkthejnë në veprim.

Në mandatin e tij të parë, Ardit Cani u dëshmua si një nga zërat më aktivë dhe kritikë në Kuvendin Komunal të Lipjanit. Ai nuk heshti përballë padrejtësive, shpërdorimeve apo neglizhencës institucionale. Ai ngriti zërin për mungesën e ujësjellësit, për rrugët e pashtruara, për ndriçimin publik që mungon në shumë lokalitete, si dhe për nevojat reale të komunitetit. Por nuk u mjaftua vetëm me fjalë, por Arditi ishte gjithmonë në terren, duke organizuar nisma qytetare, duke mobilizuar komunitetin dhe duke ndikuar në realizimin e projekteve konkrete që sot kanë bërë jetën më të lehtë për dhjetëra familje.

Arditi është mishërimi i përfaqësimit dinjitoz dhe i punës me njerëz, dhe për njerëzit. Ai është dëshmi se rinia jonë jo vetëm që ka zë, por edhe fuqi për të ndryshuar realitetin.

Kandidatura e tij mbështetet fuqishëm nga Partia Demokratike e Kosovës një subjekt që gjithmonë ka qenë në ballë të ndryshimeve pozitive në vend, promotore e aktivizimit qytetar, si dhe nismave që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. PDK beson në fuqinë e komunitetit dhe në përfaqësues që nuk i shërbejnë vetvetes, por interesit të përgjithshëm.

Me Ardit Canin në Kuvend dhe me PDK-në në udhëheqje, Lipjani ka zë, vizion dhe garanci për zhvillim.

Të ngjashme

Të fundit