32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Buja prezanton Agron Zaskoku kandidat për Asamblenë Komunale të Lipjanit

- Advertisement -

Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar kandidatin e ri Agron Zaskoku për Asamblenë Komunale nga fshati Rubovc, raporton Scanner.

“Në ditët më të rënda për Kosovën, kur vendi ishte nën pushtim dhe liria dukej e largët, Agron Zaskoku nuk e zgjodhi rehatinë e mërgimit. Më 2 qershor 1998, ai la jetën në Gjermani dhe u kthye në atdhe për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me guxim, bindje dhe përkushtim, u bë pjesë e luftës për liri, duke u rreshtuar krah për krah me djemtë më të mirë të këtij vendi”, ka shkuar Buja, derisa ka bërë prezantimin e tij.

Postimi i plotë:

Në ditët më të rënda për Kosovën, kur vendi ishte nën pushtim dhe liria dukej e largët, Agron Zaskoku nuk e zgjodhi rehatinë e mërgimit. Më 2 qershor 1998, ai la jetën në Gjermani dhe u kthye në atdhe për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me guxim, bindje dhe përkushtim, u bë pjesë e luftës për liri, duke u rreshtuar krah për krah me djemtë më të mirë të këtij vendi.

Pas luftës, Agroni nuk u ndal. Ai vazhdoi rrugën e dijes dhe përgatitjes profesionale, duke përfunduar studimet master në Menaxhimin e Emergjencave dhe duke u licencuar si Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë, një profil i domosdoshëm për një komunë që synon zhvillim dhe standarde moderne.

Sot, me përvojën e luftës, dijen e profesionit dhe ndershmërinë që e ka përcjellë gjithë jetën, Agron Zaskoku është gati të japë kontribut të drejtpërdrejt në institucionet lokale. Si kandidat për Asamblenë Komunale nga fshati Rubofc, ai përfaqëson një zë të fuqishëm për të kaluarën tonë të lavdishme, të tashmen me përgjegjësi dhe një të ardhme me vizion.

Kërkojmë mbështetjen tuaj për Agronin, për një përfaqësim të dinjitetshëm, për një zë të guximshëm në Asamble, dhe për një të ardhme ku vlerat e luftës dhe dijes ecin krah për krah!

Të ngjashme

Të fundit