30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Buja prezanton Agon Bahtirin, kandidat për Asamblenë Komunale në Lipjan

- Advertisement -

Kandidati i PDK për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar Agon Bahtiri, kandidat për Asamblenë Komunale nga Dobraja, raporton Scanner.

Sipas Bujës, Agoni është një figurë e dalluar e PDK-së në Lipjan dhe profesionist i suksesshëm në fushën e inxhinierisë.

“Me një përvojë të gjerë, lidership të dëshmuar dhe integritet të lartë, Agon Bahtiri mbetet një prej përfaqësuesve më të përkushtuar të shoqërisë dhe të partisë”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Agon Bahtiri: kandidat për Asamblenë Komunale nga Dobraja

Agoni është një figurë e dalluar e PDK-së në Lipjan dhe profesionist i suksesshëm në fushën e inxhinierisë.

I lindur dhe rritur në Dobrajë të Madhe, Agoni ka ndërtuar një karrierë politike dhe profesionale, që kombinon arritjet akademike, përvojën profesionale, si dhe angazhimin politik. Ai është i diplomuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Inxhinieri e Makinerisë, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Menaxhment.

Në jetën politike, Agoni ka nisur angazhimin e tij qysh në moshë të re, duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Rinisë Demokratike të PDK-së, dega Lipjan nga viti 2013 deri më 2019. Që nga viti 2019 e deri sot, ai mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së dega Lipjan, duke pasur një rol të rëndësishëm në organizimin dhe funksionimin e partisë.

Përveç kësaj, ai është edhe Kryetar i Nëndegës së PDK-së në Dobrajë të Madhe dhe Zëvendës Shef i Shtabit të Degës, detyrë të cilën e ushtron në zgjedhjet nacionale dhe lokale.

Në jetën profesionale, Agoni është Kryeinxhinier në kompaninë Laboil, ku udhëheq me profesionalizëm dhe përkushtim.

Me një përvojë të gjerë, lidership të dëshmuar dhe integritet të lartë, Agon Bahtiri mbetet një prej përfaqësuesve më të përkushtuar të shoqërisë dhe të partisë.

Në zgjedhjet lokale që po vijnë, mbështetja juaj për Agon Bahtirin është mbështetje për një njeri të punës, përkushtimit dhe vizionit. Me përvojën e tij të gjatë në udhëheqje politike dhe suksesin profesional si kryeinxhinier, Agoni është garancia se zëri i Dobrajës së Madhe dhe i gjithë komunës së Lipjanit do të përfaqësohet me dinjitet, vendosmëri dhe transparencë.

Të ngjashme

Të fundit