20 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Buja prezanton Aferdita Buja-Selmani, kandidate për Kuvendin e Komunës në Lipjan

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar Aferdita Buja-Selmani, kandidate për Kuvendin e Komunës nga Lipjani, raporton Scanner.

“Si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi, Aferdita ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse në nivel lokal dhe qendror”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Aferdita Buja-Selmani, kandidate për Kuvendin e Komunës nga Lipjani

Aferdita Buja-Selmani, është nënë e katër fëmijëve dhe banore e qytetit të Lipjanit që nga viti 2006. Me profesion ekonomiste, ajo prej vitit 2001 punon në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve.

Si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi, Aferdita ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse në nivel lokal dhe qendror. Përvoja e saj shumëvjeçare në fusha humane e kombëtare, si dhe angazhimi i saj i drejtpërdrejtë me qytetarët, e kanë bërë atë të ndjejë më thellë nevojat e shoqërisë.

Ajo beson fuqishëm se përfshirja e grave në vendimmarrje është thelbësore për zhvillimin demokratik të komunës. Me përfaqësim aktiv dhe të barabartë, gratë sjellin perspektiva të reja, vendime më gjithëpërfshirëse, si dhe më shumë drejtësi sociale.

Për këtë arsye, kërkojmë mbështetjen tuaj për Aferdita Buja-Selmanin. Mbështetja për Aferditën është mbështetje për përfaqësim të denjë, për zërin e grave dhe familjeve, si dhe për një komunë më të drejtë e më të zhvilluar.

Të ngjashme

Të fundit