Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan, njofton opinionin publik se, kandidati i saj për Kryetar të Komunës, z. Shukri Buja, përmes përfaqësuesit ligjor ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, kundër portalit “Zëri i Lipjanit – LDK Lipjan”.
Sipas PDK, kjo padi ka të bëjë me:
– Kompensimin e dëmit jomaterial të shkaktuar;
– Heqjen dhe ndalimin e publikimeve shpifëse e denigruese;
– Sigurimin e adresës dhe të dhënave të personave përgjegjës nga Policia e Kosovës, si dhe Njësia e Krimeve Kibernetike.
PDK Lipjan thekson se ky veprim ligjor është i domosdoshëm për të mbrojtur nderin, integritetin dhe të vërtetën nga shpifjet dhe dezinformatat.
Njëkohësisht, bëjmë thirrje për vetpërmbajtje, respektim të rregullave ligjore dhe demokratike, si dhe për një garë të ndershme e të barabartë në shërbim të qytetarëve.