Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është deklaruar pak orë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Ai u pa në sheshin e Lipjanit, së bashku me ekipin e tij, atje ku dhe i pret sonte përkrahësit e vet.
Buja tha se përfaqësojnën zhvillimin, shpresën e fitorën e Komunës.
“Të dashur qytetarë të Lipjanit,
Unë jam Shukri Buja, kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
Me ekipin tim, ekipin e zhvillimit, shpresës dhe të fitores për Lipjanin.
Bashkë për fitore!”, ka shkruar Buja.