11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Buja: Kosova e Shqipëria s’i kanë pasur asnjëherë më të ftohta raportet

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramë Buja vlerëson se asnjëherë nuk kanë qenë më të ftohura se tash marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë.

Këto deklarata ai i bëri teksa komentoi mbledhjen e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij Shqipërisë ku morën pjesë edhe kryeministrat, Albin Kurti e Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, Buja thotë se takimi ishte simbolik por që në esencë nuk ka prodhur ndonjë rezultat.

“Por unë do të kisha thënë dy kryeministrave ju rrofshin fjalët, kanë qenë shumë të bukura, simpatike edhe të kuptueshme nëse i dëgjon kështu. Por në fakt besoj ndaj mendimin se anjëherë Shqipëria me Kosovën nuk i ka pasur të ftohura marrëdhëniet sikur tash. Ky takim i dy qeverive dhe ky kuvendeve ishte shumë simpatik për mua ishte dimethënës në kuptim simbolik, por në esencë do të kisha dashur të jem i demantuar nga faktet”, tha ai.

Sipas ish-ministrit, Ramë Buja me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti 2 nuk është parë ndonjë ngrohtësi e veçantë ndaj Shqipërisë ani pse kjo e fundit e ka ndihmuar Kosovën.

“Krejt çka shihet prej ardhjes në Qeverinë Kurti 2 unë nuk kam parë ndonjë ngrohtësi të veçantë të dy shteteve shqiptare siç do duhej ta kishim… sepse Shqipëria është angazhuar në disa sfera rrafshe edhe për ata që nuk i kemi sot këtu në gjyqe në Hagë Kosova ka heshtur dhe shumëçka tjetër që është dashur të pasohet e mira qoftë e Shqipërisë nga Kosova qoftë e Kosovës nga Shqipëria”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit